Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin për Irena Gjokën, kryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke lënë në fuqi vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit për lënien në detyrë të saj.

E konfirmuar më herët në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut për të treja kriteret, çështja ndaj  Irena Gjokës u apelua nga komisionari publik i cili në një seancë të mëparshme në KPA hoqi dorë dhe kërkoi konfirm në detyrë të kryegjyqtares së posaçme.

KPA : Për pasurinë apartament 71 metra katrorë ka burime të ligjshme , ka mjaftueshmëri financiare. Për pasurinë dy garazhe. Për automjetin tip “Benz” bashkëshorti i saj ka te ardhura pet burimet për blerjen e kësaj makina me vlerë 5 milionë lekë të vjetra. Në kushtet kur likuiditeteti i ka krijuar përpara martesës trupi gjykues vlerëson se këto shuma nuk ndikojnë në kuadër të këtij procesi. KPA arrin në përfundimin se  Irena Gjoka duhet konfirmuar në detyrë.

Top Channel