Zjarri shkrumbon një shtëpi në një fshat të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Granze të Krujës mbrëmjen e së hënës, kur banesa e familjes Kiçi është përfshirë nga flakët.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas familjarëve, shkak janë bërë një shkëndijë dhe kabllot elektrike, megjithatë pritet të përcaktohet shkaku I zjarrit nga ekspertët dhe grupi i hetimit, ndërsa familja ka mbetur në qiell të hapur dhe kërkon ndihmë nga institucionet.

Top Channel