LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në mbrëmje në plazhin e Velipojës.
48-vjeçari Pjerin Brushtulli është qëlluar me armë zjarri në zonën e plazhit. Sipas te dhënave të para, ai ka një marrë dy plumba në pjesën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës, ku është futur në sallën e operacionit.
Për policinë, mbetet ende mister se si ka ndodhur ngjarja apo ku ka ndodhur, pasi i plagosuri nuk pranon të rrëfejë detaje.
Brushtulli sapo ka dalë nga burgu pasi përfundoi dënimin për vrasje. Ai vuajti 15 vite heqje lirie pasi qëlloi për vdekje komshiun.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
Top Channel