Rikthehet “Rruga Ballkanike”, Euractiv: “Paketa” nga Selaniku drejt Shqipërisë e Kosovës!

14/06/2022 13:43

Rruga ballkanike është sërish më e preferuara për kalimin e paligjshëm të emigrantëve të parregullt në BE, sipas të dhënave të reja nga agjencia kufitare europiane, Frontex.

Numri i hyrjeve të parregullta në Europë rezulton të jetë rritur me 82% gjatë gjysmës së parë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjysma e këtyre kalimeve, ose 40,675 hyrje të paligjshme, erdhën përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.

“Kombësitë kryesore të emigrantëve që kanë ndjekur këtë rrugë përfshijnë  sirianë dhe afganë. Shumë prej njerëzve të zbuluar kanë qenë për disa kohë në rajon përpara se të kërkonin të hynin në BE,” pohon Frontex.

Kalimet e paligjshme janë shtuar gjithashtu edhe përgjatë itinerarit të Mesdheut Lindor. Janë rritur po kështu me 122% daljet në La Mansh drejt Britanisë së Madhe, ku numri i shtetasve shqiptarë shënon një rritje të mprehtë që nga mesi i prillit.

Në 2021-shin, rruga ballkanike ishte e dyta më e përdorur nga emigrantët e paligjshëm në Europë, me 61,735 të tillë të regjistruar në një vit. Shifrat aktuale tregojnë se numri i tyre shtë rritur në mënyrë drastike, dhe nëse trendi vazhdon, shifrat e një viti më parë do të dyfishohen.

Një kontrabandist i intervistuar nga Exit, partneri mediatik i EURACTIV në vitin 2021, shpjegoi se si emigrantët mund të paguanin për një “paketë” nga Selaniku në Greqi, kalonin kuifirin shqiptar e vazhdonin për në Kosovë.

Ata që merrnin këtë rrugë do të ndalonin në Tiranë për një ose dy ditë në një shtëpi të sigurt përpara se të leviznin drejt veriut.

 

Top Channel