Përdorimi i mercenarëve nga Rusia/ Papa: Monstruoz, ukrainasit po luftojnë për mbijetesë

14/06/2022 09:24

Papa Françesku është shprehur ditën e sotme se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është “monstruoz”.

Papa është shprehur për gazetën e përditshme italiane, La Stampa ku ka thënë se lufta në Ukrainë ishte ndoshta në një farë mënyre e provokuar ose jo e penguar.

Ai i përshkruan trupat ruse si të egra dhe mizore, duke shtuar se ukrainasit po luftojnë për mbijetesë.

I pyetur nëse është në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, Papa Françesku thotë se ai nuk do ta reduktojë kompleksitetin e luftës në një dallim midis të mirës dhe të keqes.

Ai vazhdon duke thënë se shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator në Kazakistan.

 

Top Channel