Agjensia e Bregdetit e mbështetur nga policia e shtetit dhe policia bashkiake kanë nisur ditën e sotme verifikimet e kontratave dhe lejeve për plazhet private në Vlorë.

Verifikimet do të fokusohen kryesisht në verifikimin e metrave katrorë, plotësimin e infrastrukturës, sigurisë (roje vrojtimi si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg).

Verifikimi ka nisur për 54 kontrata me plazhin e ri. Aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.

Top Channel