“Merrni shembull nga Kosova”, komedia amerikane kritikon qeverinë e SHBA-së

14/06/2022 15:18

Në Los Angeles të SHBA u zhvillua festivali i komedive “Netflix Is A Joke”, ku kanë marrë pjesë shumë artistë të njohur amerikane, mes të cilëve edhe komediania Michelle Wolf.

Përmes një skeçi, Wolf ironizoi hapësirën që i është dhënë gjinisë femërore në qeverisjen amerikane dhe trumpetimin e madh që iu bë faktit se Kamala Harris është femra e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

Ajo madje mori si shembull Kosovën, duke kujtuar sesi ky vend i vogël, i pavarur prej vetëm 13 vitesh, ka pasur dy femra presidente.

“Ne kemi zëvendëspresidenten e parë grua dhe të gjithë u entuziazmuan. Dhe thanë: Tani, vajzat e vogla kudo që të ndodhen e dinë se kjo është e mundur. Po pra,vajzat e vogla kudo e dinë tashmë që është e mundshme. Amerika duket se është vendi i fundit që ka një grua lidere. Dhe në fakt, as nuk është liderja e vërtetë, ndoshta mund të bëhet e tillë vetëm nëse Biden bie në gjumë për një kohë të gjatë. Ne duket se jemi vendi i fundit që kemi një udhëheqëse grua. Kosova është 13 vjet shtet dhe ata ka tashmë dy gra lidere, ndërsa, Gjermania pati Angela Merkelin”, tha komdianja, Michelle Wolf.

Femra e parë presidente në Kosovë u zgjodh Atifete Jahjaga nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa aktualisht kryetare e shtetit atje është Vjosa Osmani.

Top Channel