I hodhi në tokë sapo pa policinë/ Arrestohet 23 vjeçari që po shpërndante lëndë narkotike në Elbasan

14/06/2022 12:20

Një 23-vjeçar me iniciale G. T., banues në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit është arrestuar pasi iu gjet lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

I riu pasi ka parë policinë e ka hedhur në tokë lëndën narkotike për të shpëtuar, por më pas është arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Top Channel