Me kërkesën se qeveria e gjyqësorit duhet tërhiqet nga harta e re gjyqësore, në Lezhë ka nisur bojkotimi i seancave gjyqësore nga avokatët, ku nga ky bojkot sot janë anuluar 47 seanca gjyqësore.

Avokatët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim do të bojkotojnë dhe caktimin e masës së sigurisë.

“Të jenë të sigurt të gjithë institucionet e drejtësisë se avokatët janë të bashkuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve, deri në reflektim për mosmiratimin e hartës së re gjyqësore në do të bojkotojmë.

Gjykata e Lezhës nuk e ka kapacitetin për të menaxhuar edhe gjykatat e Kurbinit, në këndvështrimin tonë si avokatë do të ketë problematika të pamundësisë për të zhvilluar gjykimet në kohë e për të marrë drejtësi qytetarët.

Dua të shpreh se ky bojkot është për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve sepse është e rëndë që një qytetar të vijë nga Reçi i Shkodrës në Tiranë për një seancë gjyqësore. Ka shpenzime më të mëdha që një qytetar të bëjë një rrugë aq të gjatë për një seancë gjyqësore, një gjë e tillë është edhe burim aksidentesh pasi Shqipëria nuk nuk ka infrastrukturë.”- thanë avokatët.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 që ishin.

Kreu i dhomës së avokatisë akuzon se nuk u përfillën dhe se qytetarët nga drejtësia që nuk do aksesojnë dot do kalojnë ne vetëgjyqësi .

Top Channel