Hapte llogari false në rrjete sociale me të dhëna dhe fotot e shtetasve të tjerë/ Arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

14/06/2022 13:46
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar me iniciale E. M., banues në Tiranë është arrestuar pasi hapte llogari false në rrjete sociale me të dhënat e shtetasve të tjerë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme llogari.

Operacioni policor i koduar “Username” është finalizuar pas denoncimit që një vajzë ka bërë, pasi autori kishte hapur vazhdimisht llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale.

39-vjeçari nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ka qenë më parë i arrestuar për vjedhje me dhunë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

Top Channel