FED pritet të rrisë më shumë normat e interesit, Biden u drejtohet amerikanëve

14/06/2022 22:59

Tregjet amerikane kanë filluar të parashikojnë një ritëm edhe më të shpejtë të rritjes së normave të interesit dhe zyrtarët e rezervës federale  amerikane po mendojnë mundësinë që ta rrisin normën me 3 te katërtat.

Por në vigjilje të këtij vendimi, presidenti amerikan Joe Biden mbrojti historinë e vendimmarrjeve ekonomike në një konventë sindikatash në Filadelfia, teksa kërkoi të thellojë marrëdhëniet me shtresën e mesme

“Wall Street nuk e ndërtoi këtë vend, por klasa e mesme,” tha ai, duke shtuar se nëse bankierët e investimeve hynin në grevë, nuk do të ndodhte ndonjë gjë e madhe me ekonominë amerikane. Nuk dua të dëgjoj më nga këto gënjeshtra për shpenzime të pamatura. Ne po ndryshojmë jetët e njerëzve”, tha ai.

Biden kujtoi humbjet e vendeve të punës nën qeverisjen e ish-presidentit Donald Trump dhe të shkaktuara nga pandemia Covid 19, dhe vuri në dukje papunësinë rekord të ulët sot.

Flisni për një kontrast. Njerëz të zakonshëm që presin në radhë për një orë për një kuti ushqimi”, ndërsa politikat presidenciale krijuan më shumë miliarderë se kurrë në historinë amerikane, tha ai.

Biden, i përshëndetur si një president pro sindikatës së punëtorëve, ka vazhduar të mbështesë sindikatat dhe negociatat kolektive dhe Shtëpia e Bardhë po i mbështet edhe për të ndihmuar demokratët të fitojnë në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA