Avokatët kanë preferuar të qëndrojnë në kafene duke pritur një zgjidhje për hartën e re gjyqësore.

Ata kanë bojkotuar seancat gjyqësore, pasi kundërshtojnë ‘shkrirjen’ e gjykatave.

Në të gjithë vendin sot avokatët bllokuan punën e gjykatave duke nisur grevën për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Në Korçë ku mbetet vetëm një gjykatë paralajmërohet përshkallëzim i grevës.

Në Lezhë bojkoti ka anuluar 47 seanca gjyqësore. Avokatët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, do të bojkotojnë dhe caktimin e masës së sigurisë.

Edhe Dhoma e Avokatëve të Elbasanit i është bashkuar bojkotit kombëtar të çdo çështje gjyqësore në shenjë proteste për hartën e re të gjyqësorit. Bojkoti do të vijojë për katër ditë dhe çështjet e anuluara llogariten në rreth 500.

Bojkotit të seancave gjyqësore i është bashkuar edhe Vlora, ku në ditët në vijim në total pritet të bllokohen 349 seanca.

Edhe 35 avokatët të Lushnjës dolën sot në protestë  si kolegët e tyre në rrethe pasi gjykata e shkallës së pare Lushnjë zhvendoset në atë të Fierit.

Gjithashtu 244 avokatët, anëtarë të Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar të gjyqeve që nga dita e sotme, ndërsa pritet reagimi i qeverisë në lidhje me këtë propozim të KLGJ-së për të vendosur hapat e mëtejshëm të reagimit.

 

Top Channel