Arrestohet vrasësi/ Kapet në Vjenë Aleksandër Noga, qëlloi në Bruksel Erion Hasanbelliun

14/06/2022 19:26

Ka marrë fund arratia disa ditore e 45-vjeçarit Kasander Noga, i cili dyshohet se më 11 qershor në Bruksel qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu, që mbeti I plagosur rëndë.

Në krim dyshohet i përfshirë edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende nga policia.

Noga u arrestua nga policia belge në Vjenë mëngjesin e ditës së hënë. Dyshohet se 45-vjeçari pas ngjarjes kishte udhëtuar në Austri me destinacion final Shqipërinë ku kishte planifikuar të fshihej.

Ngjarja në Bruksel dyshohet se është rrjedhojë e një historie hakmarrjeje që daton që në vitet 2000. Dyshohet se Noga, së bashku me një person tjetër, ka vrarë me armë zjarri babain e Erion Hasanbelliut. Pas kësaj ngjarjeje, pati një kundërpërgjigje ku në vitin 2002 në Belgjikë u bë një atentat në të cilin Julian Çela u ra ndërsa Kasandër Noga u plagos rëndë.

Kasandër Noga, ish-student i Akademisë së Sigurisë të cilën nuk e përfundoi dot për shkak të përfshirjes në ngjarje kriminale ka qenë i dyshuar për ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri e Belgiikë, për të cilat është përballur me drejtësinë. Në vendin tonë, ai u dënua për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Patos dhe vetëm pak muaj më parë ka fituar lirinë dhe ka dalë nga burgu i Peqinit.

Top Channel