Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar këtë të martë me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Pallatin e Brigadave.

Në një njoftim në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetin social “Facebook”, shkruhet se SHBA pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Begajn në detyrën e tij të re.

“Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, shkruhet në status.

Bajram Begaj, gjatë detyrës si shef i Përgjithshëm i Shtabit të Forcave të Armatosura ka udhëtuar disa herë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në maj zhvilloi vizitën e tij të parë në Pentagon, ku takoi zyrtarë të lartë, mes të cilëve kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A. Milley. Vizita ishte produkt i bashkëpunimit të ndërmjet dy vendeve dhe forcave të armatosura.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha Begaj, që theksoi se se prania e forcave speciale amerikane do të ndihmojë në këshillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim thekson se gjenerali ka dhënë kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA