Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive që operojnë në Shqipëri, 160 Sherlok Holms-a shqiptarë.

Në 2015, ‘16 dhe ‘17 patëm një boom kërkesash për zbulimin e tradhëtive bashkëshortore. Tashmë ka ndryshuar, kërkesat më të mëdha janë për vjedhjet e makinave, të shtëpive dhe aksidentet automobilistike. Ajo që them me bindje është se nuk është zbehur  fenomeni I tradhëtisë bashkëshortore, por ka rënë fluksi I kërkesave. Tradhëtitë janë shtuar, por kanë rënë kërsesat, pasi nuk ka patur ndonjë rezultat. Pothuaj të gjitha tradhëtitë bashkëshortore që janë zbuluar atëherë, janë të gjithë bashkë sot. Gati 90% e tyre janë bashkë, pavarësisht që verifikuan dhe provuan tradhëtinë. Pra thjesht harxhuan paratë, paguan dedektivin dhe kaq.

Po ju tregoj rastin e një gruaje që e dinte se I shoqi e tradhëtonte. Punësoi për pak orë një dedektiv. I shoqi pas festës ikën më të dashurën në hotel. E shoqja I thotë recepsionistes së hotelit që t’I thoshte vajzës që ishte në dhomë, se e kërkonte motra, pasi I kishte ndodhur një fatkeqësi. Sapo hapet dera gruaja gjendet përballë burrit dhe të dashurës. Kaq doja, tha dhe iku.

Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku ne kemi dedektivë, na rezulton se kërkesat më të mëdha janë për tradhëtitë bashkëshortore dhe verifikime të tipit: Djali punëson dedektiv, pasi I dërgon 2000 euro në muaj të fejuarës dhe nuk e di me kë I shpenzon ajo.

Një dedektivi i kushton 30 euro ora. Ndjekja më e gjatë që është bërë është 7 deri në 11 ditë. Kaq është është raporti. Personi që tradhëton në një çift, brenda 7 deri në 11 ditë takohet me se sbën më të dashurin ose të dashurën.”– tha Ndue Pjetra, Dedektiv Avokat

Top Channel