Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Vendi ynë do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.
Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore.
Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në të gjithë vendin, por nuk do të krijojnë mundësi për shira.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu në ndikimin e motit të qëndrueshëm vijon Evropa Veriore ku moti do të jetë i kthjellët ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu ku situata më problematike paraqitet në gadishullin Iberik dhe Evropën Qendrore.
Top Channel