Ndryshimi i hartës gjyqësore në vend që kupton reduktimin e disa gjykatave ka sjellë reagimin e avokatëve të Fierit duke njoftuar  bojkotin për gati një javë të çështjeve gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier, Ermal Hamataj në një deklaratë për mediat është shprehur së  që prej ditës së sotme në të gjithë Shqipërinë janë 3000 avokatë që do bojkotojnë  seancat gjyqësore si tentativa e fundit për t’i “ndryshuar mendjen” KLGJ-së për të ashtuquajturën “Harta e re gjyqësore”.

Hamataj tha se vetëm  masat e sigurimit nuk bojkotohen ndërkohë  që në rast se nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk do të ndryshohet ky ligj atëherë hapat që do të marrin do të vijojnë për një muaj bojkot.

Po bëhen disa veprime që kanë të bëjnë me riformatimin e sistemit në Shqipëri, këto dalje i drejtohen publikut dhe atyre që kanë në dorë hartën e re gjyqësore. Prej të paktën dy muajsh KPL KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë bërë një hartë të re gjyqësore, e cila nënkupton mbylljen e disa Gjykatave të Shakallës së Parë, mbylljen e disa gjykatave administrative të shkallës së parë, caktimi i vetëm një gjykate Apeli në të gjithë Shqipërinë duke mbyllur të pesë gjykatat e tjera. Harta e re që është miratuar dhe pritet t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për të përgatitur VKM-në. Dy gjykatat administrative të shkallëve të para një në Lushnjë një në Tiranë, një gjykatë Apeli në Tiranë dhe një gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm e cila po ashtu me seli në Tiranë.

Janë marrë vendime me uljen e numrit të gjykatave të rretheve gjyqësore, e Lushnjës nga janari me siglën e rrethit gjyqësor Fier, prokuroria e Përmetit, e Lushnjës, apo e Kavajës. Ajo çka është për të ardhur keq është se dhoma e avokatisë si grup me interes parësor në këtë mesele ka përgatitur disa mendime që i kanë shkuar me shkrim, por ka qenë një mosmarrje parasysh në nivele maksimale, dhoma ka ngritur shqetësime jo vetëm që ka të bëjë me dhomën e avokatit por shqetësime që kanë të bëjën me eksesin e njerëzve, po cenohet aksesi i njerëzve për të pasur një proces të shpejtë të drejtë dhe ligjor, kemi vendosur që nga nesër datë 14 deri 17 të bojkotohen të gjitha seancat penale, civile, administrative dhe familjare me përjashtim të masave të sigurimit të cilat për momentin nuk do të bojkotohen, por nëse sërish nuk do të ketë reagime do të ketë zgjatje të bojkotit.

Kjo dëmton qytetarët, nëse me sistemin aktual ku jemi pavarësisht reformës në drejtësi që ka zvarritur proceset dhe e ka bërë të pamundur pasjen e një procesi të shpejtë në vend që të korrigjohej duke emëruar magjistratë të rinj po mbyllen gjykata. Është në të mirë të KLGJ por jo të qytetarëve, ajo që vlen është se nëse deri dje i Delvinës, Himarës, Sarandës e kishin Apelin në Vlorë, mendoni tani që këta do të shkojnë në Tiranë”, tha Hamataj.

Top Channel