Kënga “Festivali Ynë” e kënduar nga dy shkodranët, Irsa Mashi dhe Samuel Martaneshi,  me muzikën e kompozitorit të shquar Zef Coba dhe tekstin e Alfred Capalikut  u shpall fituese e Edicionit të 60-të Festivalit Mbarëkombëtarë të Këngës për fëmijë.

Dy autorët e  këngës së famshme “Xhamadani Vija Vija”, Coba dhe Capaliku, u kujdesën që t’i kushtojnë edhe një këngë himn këtij festivali që sipas tyre është vlerë e muzikës shqiptare.

Shkodra për tre ditë me radhë përjetoi vetëm festë falë fëmijëve të vegjël nga të gjithë trevat shqipfolëse.

Në nderim të njeriut që për më shumë se 3 dekada punoi pa reshtur për këtë festival dhe nga duart e tij, dolën me dhjetëra artistë, çmimi “Kujtim Alia” iu dha të gjithë fëmijëve të korit të festivalit.

Top Channel