Erion Hasanbelliu i shpëton atentatit në Belgjikë/ I dyshuari kryesor Kasander Noga! Hasmëria prej vitesh mes tyre

13/06/2022 10:26
Kasander Noga dhe Erion Hasanbelliu

I dyshuari kryesor për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Belgjikë dy ditë më parë është Kasander Noga.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Nogës, sipas mediave belge.

Në vitin 2000, kur Kasander Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në Sanatorium në Tiranë dhe kreu atë që u quajt masakra e ‘Reanimacionit’ duke vrarë Aqif Hasanbelliun (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdinin, shoku i Geronit.

Ai u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Por kjo nuk është e vetmja ngjarje që akuzohet Kasander Noga.

Ai dyshohet për pesë vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Por pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

43-vjeçari Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol, pasi ai bashkë me vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

Sipas informacioneve, vëllai i Erionit, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Kasander Noga para gjykatës së Antwerp në vitin 2005

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ku ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e errët të krimit.

Ai gjithashtu është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas dhe Bledar Muçës.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit belg, në lagjen “Place De Brouckère”.

Kryebashkiaku i Brukseli,  Philippe Close dënoi të shtënat dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”, shkroi ai në Twitter.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel