Foto ilustruese

Një 46-vjeçar që dhunonte bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur është vënë në pranga këtë të diel.

Shtetasi me iniciale M.S. dyshohet se ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Pas arrestimit, policia ka kontrolluar banesën e tij dhe ka gjetur një sasi droge, që ai e shiste në qytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës, njofton policia, ndërkohë që është sekuestruar kokaina dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel