Shqiptari Erion Hasanbelliu, i njohur si Mikel Rakipllari i ka shpëtuar një atentati në Belgjikë një natë më parë, duke mbetur i plagosur.

Mediat belge kanë raportuar se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.

Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas, i Bledar Muça dhe vrasjen e Juljan Çelës në Belgjikë në vitin 2002.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.

Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Top Channel