Vrasja në Fier, flasin banorët e zonës: Viktima kishte probleme vetëm me të vëllanë kryeplak fshati, kishin vite pa folur

11/06/2022 10:39

Banorët e fshatit Mbrostar të Fierit, janë shprehur për mediat se 67-vjeçari Petraq Gjika, që u gjet i vrarë ditën e sotme pranë serave ku punonte, ka qenë njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme në fshat.

Një nga fqinjët e tij u shpreh se Gjika ka pasur probleme me të vëllanë, kryeplakun e fshatit, me të cilin nuk flisnin prej një kohe të gjatë që kur janë martuar.

Ai tha se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik, madje edhe zotërisë i ka bërë presion.

“Punonte natën roje, në fshat nuk ka pasur probleme përveç se me të vëllanë që është kryeplak. Kanë pasur probleme që kur janë martuar nuk flisnin.

Bën gabim shteti që e mabn si kryeplak atë, ai është spiun një kriminel, edhe mua më ka bërë presion. Ça nuk ka bërë, 99-at i din vetë shteti për Vasilin.”- u shpreh fqinji.

 

Top Channel