Një jaht turistik me 6 italianë në bord ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”.

Ky mjet po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt vendit tonë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Angazhimi i shpejtë i autoriteteve ka bërë të mundur dhënien e ndihmës në kohë dhe akostimin e jahtit në kalatën 4 të portit të Durrësit.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Top Channel