Aeroporti ndërkombëtar i Damaskut ishte i mbyllur sot për ditën e dytë radhazi për riparime, pas sulmeve ajrore të avionëve izraelitë.
Ministria siriane e transportit tha se pista e ngritjes kishte pësuar dëme serioze, për të cilat po punohej për të riparuar nga personali i aviacionit civil dhe kompanitë.
Bombardimet izraelite gjithashtu kishin plagosur një civil, tha agjencia shtetërore e lajmeve Sana.
Sulmet e mëngjesit të së premtes goditën depo armësh që i përkisnin militantëve pro-qeveritarë dhe kishin plagosur një numër të papërcaktuar njerëzish, thanë grupe britanike të monitorimit të luftës.
Grupi izraelit ISI tregonte tre zona të veçanta ke pretendonte se ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga sulmet “si në pistat civile dhe ato ushtarake”.
Aeroporti i Damaskut është në zonën jugore të kryeqytetit ku operojnë grupe militantësh të mbështetur nga Irani si libanezët e Hezbollah, sipas Izraelit.
Zona pranë aeroportit ka qenë një objektiv i preferuar për Izraelin me të paktën 15 sulme ajrore me raketa ose avionë të kryera vetëm këtë vit.
Top Channel