Mori lekët e xhiros në karburantin që punonte dhe u largua, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Fier

11/06/2022 11:01
Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qënë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi drejtonte në gjendje të dehur, automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel