Viktima Aleksandër Sadikaj

Personi që shihni në foto është 27-vjecari që humbi jetën, mesditën e sotme si pasojë e shpërthimit të tritolit në makinë.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të shtune ku i riu po lëvizte me makinën tip golf.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel 27 vjecari Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, për një ngjarje të ndodhur 9 prill 2011 ku së bashku me inicialet, R.P  dyshohet se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom.

Gjithashtu 27-vjecari ishte proceduar edhe për një tentativë vrasjes, c’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.

 

 

Top Channel