Altin Dumani është zgjedhur ditën e sotme zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme për nëj mandate dy-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur SPAK, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare

“Me datë 10 qershor 2022 u zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite: “Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”. Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi: “Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

Top Channel