Shoferi i armatosur u rrezikoi jetën policëve, momenti kur efektivët e ndjekin me vrap në rrugët e Durrësit

10/06/2022 09:35

Videoja që shihni më sipër tregon momentin kur policët e ndjekin me vrap shoferin e armatosur që natën e kaluar i bëri rezistencë policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e dy prej efektivëve me automjetin e tij.

Hysen Pici ishte në drejtimin e një automjeti Range Rover dhe po lëvizte në drejtim të kundërt kur postoblloku policor pranë shëtitores ”Taulantia” i ka bërë shenjë të ndalojë.

Në atë moment, ai ka shtuar gazin dhe ka përplasur dy policët, njëri prej të cilëve po trajtohet në spital. Pak metra më tutje, pas përplasjes, ai ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të tij janë vënë punonjësit e policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij. Në kërkim është dhe personi që ndodhej me të në automjet dhe që ka mundur të largohet nga vendngjarja për shkak të situatës së krijuar pas aksidentit.

Top Channel