Kievi: Po na mbarojnë municionet, presim Perëndimin/ Zbrapsen rusët nga Zaporizhia

10/06/2022 13:20

Po na mbarojnë municionet, presim armët e perëndimit; numri dy i inteligjencës ushtarake në Kiev Vadym Skibitsky jep alarmin për situatën e armatimeve të palës ukrainase në Donbas, ku është përqendruar tani furia e Moskës. “Kjo është një luftë artilerie”, thotë Skibitsky.

“Tani gjithçka varet nga ajo që na dorëzon Perëndimi, sepse se për çdo armë artilerie tonën rusët kanë 15. Partnerët tanë perëndimorë na kanë dorëzuar një të dhjetën e asaj që prisnim”, ankohet ai për the Guardian. Edhe Rusia megjithatë po humbet armatime, e sidomos raketa. Sipas zyrtarit ukrainas, forcat e Moskës po detyrohen të përdorin armë sovjetike, të viteve 70. Pavarësisht vështirësive, forcat e Kievit kanë arritur ta zbrapsnin armikun në Zaporizhia e Kharkiv, e pohuar kjo nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Kemi lajme të mira nga rajoni i Zaporizhias, ku ia kemi prodhuar planet pushtuesve. Jemi duke avancuar gradualisht në rajonin e Kharkivit, e po e mbajmë fort edhe mbrojtjen në rrethinat e Mikolaivit.

Vladimir Putin sakaq çuditi me krahasimin që i bëri luftës në Ukrainë me pushtimet e shekullit të 18-të, të Pjetrit të Madh të Rusisë. Në komentet e bëra në televizionin rus me rastin e 350-vjetorit të lindjes së Carit rus të shquar për reformat që ndërmori, Putin e krahasoi veten me të duke tërhequr një paralele midis atyre që ai i përshkroi si dy sipërmarrjet e tyre historike binjake për të rimarrë tokat ruse.

Në korrik 2021, Kremlini botoi një ese të gjatë nga Putin, në të cilën ai argumentonte se Rusia dhe Ukraina ishin një komb, i ndarë artificialisht.

Top Channel