Grabitja e makinës “Audi” në Durrës, policia sqaron ngjarjen: 31-vjeçari u ndalua në…

10/06/2022 20:20

Policia ka reaguar në lidhje me grabitjen e mbrëmshme të një automjeti tip “Audi” në hyrje të Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen policia sqaron se shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

 

Top Channel