Zelensky: Pikë pa kthim, beteja në Severodonetsk vendos fatin e Donbasit 

09/06/2022 12:44

Pjesa më e madhe e qytetit lindor të Severodonetsk tani kontrollohet nga rusët, pohoi kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday.

Më herët, forcat ukrainase raportuan se beteja të ashpra që po zhvilloheshin në disa zona të qytetit lindor. “Rusët po shkatërrojnë gjithçka, ata po qëllojnë tanke dhe artileri në ndërtesat e banimit“, tha Hayday në një njoftim televiziv.

Edhe pse sipas tij, në fillim të kësaj jave, forcat speciale ukrainase kishin arritur të merrnin nën kontroll pothuajse gjysmën e Severodonetskut, kur panë avancimin e tyre, trupat ruse “thjesht filluan të rrafshojnë çdo gjë me tokën me sulme ajrore dhe artileri”.

Presidenti Volodymyr Zelensky pohoi ky qytet  “mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”.

“Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve atyre që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset në Severodonjeck”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi gjithashtu “pushtuesit njoftuan lajmin absolutisht të çmendur se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat, nga Donetsku, Luhansku, Khersoni, Melitopoli, Krimea, e madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë.

Ai e quajti këtë vendim ‘një tallje’ me popullin ukrainas. Vetëm kthimi i Ukrainës, theksoi Zelensky, do të nënkuptojë një jetë normale për këto territore, për këto qytete dhe sigurisht ndeshje të reja të ekipeve të klasit botëror në Donbas Arena.

Zelensky falënderoi gjithashtu Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda dhe Presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová për nismën e tyre të përbashkët për të nisur “një udhëtim special në vendet evropiane me qëllimin të mbështetet perspektiva europiane e vendit të sulmuar që prej muajit shkurt. Ai tha se të gjithë diplomatët ukrainas po punojnë për këtë çështje me të gjithë forcat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA