“Gjetja” e shqiptarëve për fshehjen e drogës te lulet, shikoni si janë “transformuar” trëndafilat që bënin transportin nga Kolumbia në Greqi Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në disa zona këtë të enjte, ndërsa moti i paqëndrueshëm është prezent në të gjithë territorin.
Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum.
Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.
Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve.
Veriu dhe zonat jugore do të kenë më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve.
Era do të jetë e pranishme gjatë momentit të rrebesheve të shiut.
Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje shiu shoqëruar me pak erë dhe rrufe këtë të enjte. Në Cërrik reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.
Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm këtë të enjte.Sipas informacioneve,në kapitenerinë e Portit të Durrësit pritet shi i rrëmbyeshem në mbremje nga ora 19:00 deri në 21:00.
Edhe qyteti i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në aksin mes lagjes së re dhe atë të vjetër të Bulqizës.
Top Channel