Një banesë është përfshirë nga flakët në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit.

Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje dhe është përhapur me shpejtësi në banesë.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, rreth 50-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Skodrës.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit

Top Channel