Polici i kërkon të ndalojë automjetin pasi po lëvizte kundravajtje, drejtuesi nuk ndalon dhe përplas dy efektivët

09/06/2022 23:30

Një automjet ka përplasur dy efektivë të forcave operacionale në Durrës mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se automjeti lëvizte në drejtim të kundërt dhe efektivët i kanë kërkuar të ndalonte lëvizjen menjëherë. Automjeti jo vetëm që nuk ka ndaluar, por ka aksidentuar edhe dy efektivët, ku njëri ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej personave  me emrin Hysen Pici, që ndodhej në mjet dhe është kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër.

Top Channel