Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në kryeqytet, pasi u kap duke lëvizur me armë.

Ritvan Xhota u kap në bulevardin “Bajram Curri”, ku po qarkullonte me motor. Në çantën që mbante me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel