Impjanti i ri i shkripëzimit në Senegal dënohet nga vendasit për ndotjen (fotot)

09/06/2022 20:02

“Një e keqe e nevojshme”, e quajnë peshkatarët dhe pronarët e restoranteve në kryeqytetin Dakar, impjantin e ri të shkripëzimit të ujit të detit.

Peshkatarët thonë se peshqit kanë nisur të largohen prej mbetjeve të impjantit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, impjanti i prodhimit të ujit do të jetë në punë në vitin 2025 duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin.

Por ai është një kërcënim për plazhet e qytetit dhe kritikët thonë se do të jetë goditja finale për zonën pas disa vjet pune të ngadaltë, shkruan rrjeti AFP.

Laurent Da Costa pronar i restorantit “Chez Max” tha se vendi ishte më i lumtur kur nuk kishte ndërtesa të larta dhe plazhi ishte gati 200m i gjerë.

“Para se të ngriheshin ndërtesat e larta, plazhi ka qenë i madh, kishte bimësi këtu, tani hapësirat po zvogëlohen çdo vit”, thotë ai.

Zona është një nga plazhet e pakta publike  të mbetura teksa shumica e linjës bregdetare të Senegalit është tashmë në duar private.

Bizneset vendase thonë se nuk duan të zhvendosen nga zona, megjithë premtimet e kompensimeve.

Peshkatarët janë gjithashtu të shqetësuar teksa thonë se impjanti do të lëshojë më shumë kripë në det që do të dëmtojnë mjetin e tyre të vetëm të jetesës.

“Ndërtimi i impjantit këtu do të shtojë nënproduketet e kripës dhe do të largojë peshqit. Ç’do të ndodhë me peshkatarët?” pyet Ndiouga Diop,

Shteti insiston se impjanti i shkripëzimit është në interesin publik dhe do të mbrojë botën e gjallë detare.

Por peshkatarët po shikojnë efektet e tij negative që prej nisjes së punimeve.

FOTO GALERI
1/10
Impjanti është një kërcënim për plazhet e qytetit dhe kritikët thonë se do të jetë goditja finale për zonën pas disa vjet pune të ngadaltë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA