Gentiana Sula u zgjodh sërish në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit nga deputetët shqiptarë.

Për herë të parë, opozita dhe maxhoranca  u bënë bashkë , duke votuar pro Sulës dhe kjo ndodhi falë punës së saj të susksesshme.

Në votim morën pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro dhe vetëm një abstenoi.

Sula arriti  të merrte vota pro jo vetëm nga maxhoranca, por edhe  nga deputetët e opozitës, për ta vënë sërish në krye të Autoritetit të Dosjeve.

Në përfundim të seancës, deputetët shqiptarë i besuan Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandat 5-vjeçar.

Gentiana Sula është ndër të paktat drejtuese institucionesh që nuk është komentuar për keq apo akuzuar nga opozita.

Sula ka shënuar sukses në hapjen e arkivave për spiunët e Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së komunizimit.

Si asnjëherë më parë, në historinë 30-vjeçare të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të persekutuarit nga ai regjim arritën të mësonin të vërtetën dhe të mos frikësoheshin për zhdukjen e arkivave.

Ajo gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit, në statusin e vëzhgueses me një mandat 5-vjeçar.

Top Channel