Emrat/ Identifikohen viktimat e aksidentit në Fier, punonjësi i FNSH humb jetën së bashku me vjehrrën

09/06/2022 22:06

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në Fier i ka marrë jetën punonjësit të FNSH-së, Sokrat Lela 54-vjeç, dhe dhe vjehrrës së tij B. S., 78 vjeçe.

Në të njëjtën makinë me ta po udhëtonte edhe bashkëshortja e Sokrat Lelës, Fatbardha Lela 53-vjeçe, e cila fatmirësisht nuk a ndërruar jetë por është në gjendje kritike.

Ndërsa në makinën tjetër janë plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani, i cili ishte duke udhëtuar me bashkëshorten G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe, ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.

Top Channel