U qëllua me pistoletë ndërsa lëvizte me makinë/ Detaje nga atentati ku mbeti i plagosur ‘i forti’ i Fushë Krujës

08/06/2022 15:14
I plagosuri Mariglen Haka

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar mesditën e sotme në Nikël të Fushë Krujës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se Mariglen Haka është plagosur me armë zjarri në fytyrë, (nofull) ndërsa është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës.

Mësohet se Haka ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë në nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili levizte në këmbë.

Top Channel