Një sasi tritoli ka shpërthyer në një biznes privat në mëngjes herët në Durrës.

Policia njofton se një butik rrobash, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar është dëmtuar pasi rreth orës 04:24 aty ka shpërthyer një lëndë eksplozive.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që pritet të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorin/autorët.

Top Channel