Treguan dëmet nga flakët në Sazan, moti i keq me dallgë deri në 5 ballë vështirëson kthimin e ekipit të Top Channel (Video)

08/06/2022 14:09

Një ekip i Top Channel udhëtoi sot drejt ishullit të Sazanit, pranë vatrave të zjarrit që prej katër ditësh dogjën dhjetëra hektarë bimësi.

Gazetari Mikel Marsi tregoi dëmet e shkaktuara nga flakët, ndonëse nuk ka ende një bilanc për pasojat në florën dhe faunën e ishullit, ndërkohë që janë djegur dhe disa objekte të vjetra që ndodheshin pranë vatrave.

Pas raportimit, ekipi u ndesh në kthim me dallgët e forta, që arrijnë deri në pesë ballë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë këtë të mërkurë Vlorën dhe pjesën më të madhe të vendit.

Grupi i xhirimit, që pasqyroi situatën nga Sazani, ndonëse autoritetet i ndaluan, udhëtoi me një gomone dhe tashmë ka qëndruar në Karaburun, për shkak të dallgëve të papërballueshme në det të hapur.

Top Channel