Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë bekimin e tyre për  Ballkanin e Hapur përmes të dërguarit të posaçëm Gabriel Escobar, i  cili vendosi vizat e kuqe për  nismën që nuk  përqafohet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA  ju mbështet që iniciativa të jetë ekonomike, ky nuk është projekt politik,  por është një projekt i rëndësishëm ekonomik  dhe i tillë duhet të mbetet. Që nisma të ketë sukses duhet të jete e hapur për të gjithë, duhet t’i përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”, tha Escobar.

Kosova refuzon të bëhet pjesë për shkak të Serbisë. Qëndrimet  e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov  se nisma është projekt i Beogradit i shërbyen për t’i hedhur benzinë zjarrit, flakët e të cilit u mundua t’i shuante kryeministri Rama.

“Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të Hapur, sigurisht që Ballkani do të ishte i hapur minimalisht për të. Ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan sepse Ballkani për të është i mbyllur tërësisht I mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk ka marrë dot leje të hyjë në Ballkan”, tha Rama.

Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi  për herë të parë iu bashkuan nismës në rolin e vëzhguesit. Dritan Abazoviç  dha sinjale për një qasje te re ndaj nismës.

Bashkimi Europian e sheh Ballkanin e Hapur  si  një hap  pozitiv drejt Integrimit, por  sa i takon këtij procesi Edi Rama  nuk i fshehu  kritikat.

“Ballkani i Hapur mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE. E them këtë sepse kur flasim për BE, martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, për korniza negociuese, non papper e me radhë”, u shpreh komisioneri Varlehey.

“Me parë merrja kurajo nga BE, tani me vjen keq për ta. Ne nuk do presim me për dasëm. Europianë jemi vetë, nuk na bën BE”, tha Rama.

Top Channel