Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut nisën në të gjithë territorin e vendit.

Në Bulqizë stuhia i zuri banorët në befasi dhe vështirësoi  qarkullimin e automjeteve. Në përkeqësim i motit u ndërpreu plazhin pushuesve që u kthyen në hotele ose zgjodhën të largohen. Reshjet e dendura të shiut nxorën në pah ujërat e zeza përgjatë rrugës nga qendra e Shëngjinit në drejtim të Kunë Vainit

Nga era e fortë në aksin nacional Elbasan Librazhd pranë fshatit Xibrake u rrëzua një pemë e cila ka bllokuar njërën korsi të rrugës për rreth 30 minuta deri në mbërritjen e zjarrfikëses e cila ka prerë pemën dhe e ka larguar nga rruga.

Reshjet do të vazhdojnë deri të premten gati gjithë territorin e vendit tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e enjte reshjet do të kenë karakter shtrëngatash me rrebeshe, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore të territorit, në bregdet. Aty do të kemi edhe rrufe, por njëkohësisht edhe reshje breshëri.

Top Channel