“Me yjet në dyshim”/ Në Izrael shpresojnë te mungesat e Brojës dhe Uzunit

08/06/2022 11:05

Pas barazimit në Islandë me rezultatin 1-1, Shqipëria tashmë ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e radhës në Nations League. Kuqezinjtë të cilat janë pjesë Grupit 2 në Ligën B, presin më datë 10 qershor në stadiumin Air Albania, Izraelin. Një ndeshje për t’u fituar duke qenë se objektivi kryesor i të besuarve të trajnerit Edy Reja është vendi i parë në grupin përkatës.

Të dy lojtarët janë një dyshim për teknikun Reja, teksa me vëmendje situatën në kampin shqiptar e ndjekin edhe izraelitët. Mediat atje i gëzohen faktit se Broja dhe Uzuni janë në dyshim, ndërsa theksojnë se dy yjet shqiptarë kanë pasur probleme së fundmi.

Mediat izraelite nuk harrojnë të theksojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Chelsea dhe që kërkohet nga shumë klube në Premier League (Broja) dhe një tjetër që luan me Granadën në Spanjë (Uzuni) ndaj shpresojnë që dyshja të mos jetë në fushë për ndeshjen ndaj kombëtares së tyre. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe në këto dy ditë si do të vijojë përgatitja e tyre nga grumbullimi në Durrës, tek Tropikal./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA