Një 50-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Librazhd, për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, gjeti 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike. Ndërsa në banesë, 50-vjeçarin iu gjetën 7.3 kilogramë kanabis.

Ai do të hetohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi Th. K., 50 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Top Channel