Ishte i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Fier

08/06/2022 14:17
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar i identifikuar si Indrit Koliçi, banues në Gjokalli të Fierit është arrestuar, pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike cannabis sativa në oborrin e banesës.

I riu ishte arrestuar si fillim më 13.09.2021 dhe dënuar më pas me 2 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në mars të këtij viti.

35-vjeçarit i ka mbetur edhe 1 vit e 3 muaj burgim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel