‘I forti’ i Fushë Krujës i shpëtoi atentatit në Nikël, policia jep detaje: Vijon krehja e zonës, autori…

08/06/2022 15:18
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e Mariglen Hakës, mesditën e sotme në Nikël.

“Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.”- thuhet në njoftim.

Top Channel