Zjarri në zyrën e noterit në Sarandë/ Arrestohet autori i dyshuar, i dënuar më parë për shkatërrim prone

07/06/2022 11:16

Një 41-vjeçar që dyshohet se është autori i zjarrvënies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti u arrestua këtë të martë.

Marjo Sinani dyshohet se është paguar për të shkatërruar dokumentet e arkivuara në zyrën e noterit. Ai është dënuar më parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Policia ka sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Sinani do të hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Noteri Aleko Anagnosti Aleko Anagnostini është arrestuar para kësaj ngjarjeje, si i përfshirë në tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Kanalin e Çukës në Sarandë dhe ndodhet në burg me afat 45 ditë.

Operacioni për rastin e tjetërsimit të rreth 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore ndodhi më 1 qershor ku 6 persona mes tyre drejtori i urbanistikes dhe noteri u vunë në pranga ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të shpallurve në kërkim ishin dhe vëllezërit biznesmenë Behar dhe Bedri Muçobega. Disa ditë më vonë Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia 4 nga 6 te arrestuarit. Në burg me afat 45 ditë u lanë vetëm noteri Aleko Anagnostini dhe një prej përfituesve të tokës Fredi Merkuri përfitues, u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor.

 

Top Channel