Vrau mikun e tij në Peqin, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon në gjykatë dosjen e Leonard Bashaliut

07/06/2022 10:01

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, një vit më parë

Në qershor të vitit 2021, viktima ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe atë ditë kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.

Top Channel