Një efektiv policie ka ndërruar jetë mesditën e sotme në komisariatin nr.5 në Kamëz.

Burime zyrtare thanë se efektivi Naim Duka ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Mësohet se polici 54-vjecar sapo kishte mbaruar patrullimin dhe kishte shkuar në komisariat të dorëzonte shërbimin.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel